Dijetarët Muslimanë: Luftë ideologjike për ta shfarosur terrorizmin

Konferenca Ndërkombëtare për Lirinë e Shprehjes ndërmjet rrymave të mendimit dhe qëndrimeve sheriatike, në komunikatën përmbyllëse, paralajmëroi mbi rrëzikun që sjell përbuzja ndërmjet ithtarëve të medh’hebeve islame dhe nxitja e përçarjeve sektare, duke kërkuar kriminalizimin e tyre në kodin penal.

Konferenca, e cila u organizua nga Këshilli Juridik Islam në Ligën e Botës Islame në Mekë të Arabisë Saudite, gjithashtu tërhoqi vëmendjen mbi rrezikun që sjellin lëshimet e mundshme në klasifikimet fetare e ideologjike, qoftë për organizma, institucione qeveritare e lokale, qoftë për individët, pasi ato mund të kthehen në promotorë përçarjesh ndërmjet muslimanëve dhe burim ekstremizmi.

Konferenca shprehu domosdoshmërinë e njohjes dhe të kuptimit të drejtë të rregullit të Krijuesit të Gjithësisë, në krijimin e shumëllojshmërive, variacioneve të shumta dhe pluralitetit. Në këtë kontekst jane edhe medh’hebet apo drejtimet juridike islame te cilat perbejne vlerë siperore, me ndryshimet mes tyre.

Si shkolla islame ato paraqesin tolerancen dhe shpirtgjeresine e fese si dhe cdo kanal mediatik qe nxit urrejtje e percarje mes muslimanëve duhet te abrogohet, vijon komunikata e konferences se lirisë se shprehjes mes rrymave te mendimit, mbajtur ne Meke.

Mbajtja e qëndrimeve të mirekuptimit, larg etiketimeve të tjetrit dhe akuzave për shtesa e devijime në fe, nga njera anë dhe luftimi ideologjik kundër terrorizmit nga ana tjeter, përbën domosdoshmëri. Lufta ushtarake kundër terrorizmit, pavarësisht vlerës që ka dhe arritjeve të shënuara, nuk e ç’rrënjos atë përfundimisht, prandaj lufta ideologjike duhet të jetë gjithnjë e më e fortë kundër këtij rrëziku që i kanoset shoqërise njerëzore, përfundon komunikata.

Share Button