Dijetarët Muslimanë: Luftë ideologjike për ta shfarosur terrorizmin

Konferenca Ndërkombëtare per Lirine e Shprehjes ndërmjet rrymave të mendimit dhe qendrimeve sheriatike, në komunikatën përmbyllëse, paralajmëroi mbi rrezikun që sjell perbuzja ndermjet ithtarëve të medh’hebeve islame dhe nxitja e percarjeve sektare, duke kerkuar kriminalizimin e tyre ne kodin penal. Konferenca, e cila u organizua nga Këshilli Juridik Islam në Ligën e Botës Islame në Mekë të Arabisë Saudite, gjithashtu terhoqi vemendjen mbi rrezikun qe sjellin leshimet e mundshme ne klasifikimet fetare e ideologjike, qofte per organizma, institucione qeveritare e lokale, qoftë per individët, pasi ato mund te kthehen ne promotorë perçarjesh ndërmjet muslimanëve dhe burim ekstremizmi.
Konferenca shprehu domosdoshmërinë e njohjes dhe të kuptimit të drejtë të rregullit të Krijuesit të Gjithësisë, në krijimin e shumëllojshmërive, variacioneve të shumta dhe pluralitetit. Në këtë kontekst jane edhe medh’hebet apo drejtimet juridike islame te cilat perbejne vlerë siperore, me ndryshimet mes tyre. Si shkolla islame ato paraqesin tolerancen dhe shpirtgjeresine e fese si dhe cdo kanal mediatik qe nxit urrejtje e percarje mes muslimanëve duhet te abrogohet, vijon komunikata e konferences se lirisë se shprehjes mes rrymave te mendimit, mbajtur ne Meke. Mbajtja e qendrimeve te mirekuptimit, larg etiketimeve te tjetrit dhe akuzave per shtesa e devijime ne fe, nga njera ane dhe luftimi ideologjik kunder terrorizmit nga ana tjeter, perben domosdoshmeri. Lufta ushtarake kundër terrorizmit, pavarësisht vlerës që ka dhe arritjeve te shënuara, nuk e ç’rrenjos ate perfundimisht, prandaj lufta ideologjike duhet te jete gjithnje e me e forte kunder ketij rreziku qe i kanoset shoqerise njerezore, perfundon komunikata.
Share Button