Digjet një banesë në Torovicë, flakët rrezikojnë dy të tjera

Një banesë është përfshirë nga flakët në Torovicë të Lezhës, ndërsa rrezikohen edhe by banesa të tjera aty pranë.

Drejt vendngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë për fikjen e flakëve.

Vatra e zjarrit në Torovicë nisi që prej ditës së djeshme, ndërsa gjatë natës flakët ishin prezente.

Pavarësisht se në orët e para të mëngjesit u bë e mundur vënia në kontroll e zjarrit, vatra u favorizua nga era e fortë dhe rritja e temperaturave.

Share Button