Digjet makina e ish-kryetarit të veriut të Mitrovicës

Automjeti në pronësi të Aleksandar Spiric, ish-kryetar i përkohshëm i veriut të Mitrovicës, është djegur mbrëmë, ndërsa nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate në rrugën ‘Drvarska’ në veri të Mitrovicës.

Motivet e këtij incidenti nuk dihen, por dyshohet që sulmi të ketë prapavijë politike.

Spiric ka qenë anëtar i G-17, ndërsa para dy jave ka kaluar në Partinë Progresive Serbe.

Share Button