Digjet autobuzi në Krujë, 10 nxënës në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Krujës. Një autobus me të cilin udhëtonin besimtarë ortodoksë të Kishës “Shën Theodhori”nga qyteti i Vlorës u përfshi në mënyrë të papritur nga flakët e zjarrit kur autobusi sapo kishte hyrë në qendër të Krujës.

Fatkeqësisht një grua, përfaqësuese e këtij besimi fetar ka ndërruar jetë pasi është djegur tragjikisht brenda autobusit duke mos mundur të dalë dot jashtë. 12 persona të tjerë besimtar kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e plagëve të marra nga flakët e zjarrit dhe janë transportuar për në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë “Nënë Tereza” për të marrë mjekim më të specializuar, raporton Express.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 11:25 pranë zonës së njohur si ish-markata e vjetër. Autobusi me targa AA 584 MP drejtohej nga shoferi me inicialet S.J. banues në Vlorë dhe ishte nisur për ekskursion në Krujë, organizuar nga Kisha “Shën Theodhori”. Dyshohet se në autobus të kenë qenë 31 veta së bashku me shoferin, mes të cilëve edhe 3 priftërinj të cilët ishin nisur në mëngjes nga Vlora.

Sipas policisë, autobusi ka marrë flakë në ecje e sipër dhe dyshohet se shkaku ka qenë aksidental. Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë dhe Forcat zjarrfikëse, të cilët vijojnë hetimet.

autobus_1464343352-8739703

Share Button