Dieta e varfër shqetësim global, shkaktare e vdekjeve

Dieta ushqimore e varfër është shkaktare e një në pesë vdekjeve në mbarë botën.

Kështu thuhet në një raport të përfunduar nga studiues të Universitetit të Washington-it, hulumtim ky i cili bëhet pjesë e raportit të barrës globale të sëmundjeve.

Ky raporton përkon në studimin më të thellë të normave të vdekshmërisë globale të kryera ndonjëherë, transmeton Klan Kosova.

Në këtë hulumtim është thënë po ashtu se dy ekstremet e ushqimit të pamjaftueshëm në komunitetet e varfëra dhe të hahet i sëmurë në popullata të pasura vrasin një të pestën e qenieve njerëzore.

Faktori më i madh i ndikueshëm është se miliona njerëz janë duke ngrënë një dietë që përbëhet nga shumë kripë dhe yndyrë të ngopur, dhe jo mjaft fruta, perime, arra, fara, omega 3 dhe drithërat, paralajmërojnë autorët, transmeton Klan Kosova.

Share Button