Dieta e të ardhmes është Power Bowl

Kjo është një nga tendencat e fundit në fushën e ushimit, dhe vjen nga Amerika. Quhet Power Bowl, apo “tasi energjitik”, është përbërja perfekte për të kënaqur gjithçka, syrin, peshoren dhe shijen. Dhe sigurisht që është një aleat i shëndetit.

Çfarë është një Power Bowl
Një tas me një miks ngjyrash perimesh, drithërash integrale, proteina dhe yndryna të mira, për ta vendosur në tavolinë në një vakt, pa qënë nevoja për pershore apo për të numëruar kaloritë. Gjithashtu kënaq kërkesat tuaja ushqyese në mënyrë korrekte dhe të ekuilibruar, por jo si një pjatë dietike.

Si të përgatisni një Power Bowl
E rëndësishme është të mbani propocionet e duhura, por sa herë që respektohet grupi i ushqimit, përbërësit e këtij grupi mund të ndryshojnë sipas shijeve.

Tasi duhet të ketë këto përqindje:
20% drithëra integrale, si orizi, kuinoa, makarona.
20% proteina të dobëta, ton, pulë, legume etj.
30% perime dhe lakër, sipas dëshirës dhe stinës.
15% yndyrna të mira, si avokado, vezë, salmon.
5% arra dhe fara
10% salcë

Share Button