Didi: Policia mund të futet në Lazarat si në çdo krahinë tjetër

Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi deklaron se Policia hyn dhe del në Lazarat, duke kryer funksionin si në çdo rreth tjetër të vendit.

Këtë deklaratë kreu i policisë e bëri në Korçë, gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e çeljes së fushatës kundër dhunës në familje, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i OSBE-së, Florian Rauning.

Didi më tej tha se po rritet bashkëpunimi me pushtetin vendor, për të shtrirë edhe më tepër ndikimin e policisë.

Share Button