Dialogu Shkup-Athinë për çështjen e emrit vazhdon në Nju Jork

Paqja midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, akoma nuk është gjetur. Sipas një njoftimi të bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesit e dy shteteve do të takohen në Nju Jork më 6 maj. Po në këtë deklaratzë thuhet se ftesës së ndërmjetësuesit Matthew Nimetz, i janë përgjigjur pozitivisht Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis.

Bëhet me dije se ndërmjetësi Nimetz fillimisht do të takojë ndaras negociatorët ndërsa më pas do të realizojë takim të përbashkët.

Bazuar në këtë njoftim zyrtar, pas këtyre takimeve dhe pas përfundimit të zgjedhjeve, Nimetz pritet të vizitojë Shkupin dhe Athinën. Kërkesave ndërkombëtare për zgjidhjen e këtij problemi, i është bashkuar edhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel i cili i bëri thirrje Maqedonisë dhe Greqisë që të punojnë për gjetjen e interesit të përbashkët me qëllim që të mundësohet zgjerimi i NATO-s. Kjo pasi në vitin 2009, kur Shqipëria u pranua në NATO, Maqedonia u refuzua për shkak të këtij problemi.

Pavarësisht kësaj, Hejgell shtoi më tej se dyert e NATO-s mbeten të hapura për pranim të anëtareve të reja, duke shtuar se pa zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes, kriza e sotme në Ukrainë do të jetë larg më e rrezikshme për Europën. Herën e fundit, Nimic me negociatorët ishte takuar në mars të këtij viti në Nju Jork. Por ky takim kishte rezultuar i dështuar.

Share Button