“Më dhuron qetësi shpirtërore”, çfarë e mbushte Adelën me pozitivitet

Gazetarja Adelajda Xhamani ishte një besimtare e devotshme, e cila pavarësisht angazhimeve të shumta që ajo kishte, nuk hiqte dorë nga agjërimi. Mirënjohjen dhe dashurinë për Zotin e shprehte hapur si ne ketë intervistë të dhënë për mediat disa kohe me pare.

“Ka raste që iftari më gjen me një kafe, por prap unë ndihem mirë. Më dhuron një qetësi dhe pozitivitet agjërimi, që nuk e ndjej në asnjë muaj të vitit. Bota e medias nuk është shumë e përkushtuar dhe shpesh edhe nuk të kuptojnë, megjithatë jo të gjithë”.

“Ramazani është muaji që më dhuron qetësi e pozitivitet…E kam nisur agjërimin në moshë të re. Duke qenë se unë vij nga një vend mysliman dhe pjesa më e madhe janë agjërues, kjo frymë u injektua edhe tek unë. Sigurisht kur u rrita unë i lexova librat fetarë, e studiova frymën time. E zgjodha që ta praktikoj sepse më bën të ndihem mirë dhe e dua fenë islame.”

“Gjërat që kam arritur deri më sot, unë i kam kërkuar, unë jam lutur. Jam lutur për familjen time, për profesionin tim, jam lutur edhe për gjërat më minimale. Unë lutem çdo ditë, për çdo gjë të mundshme. Lutem shumë. Dhe pjesa më e madhe e lutjeve që kam bërë, Zoti m’i ka realizuar, edhe jam shumë mirënjohëse për këtë.

Intervistë në Tv Kontakt:

Share Button