‘Dhuro një shall’; Nisma e ngrohtë e qytetit Italian

Një nismë interesante nën moton: Dhuro një shall. Një ide që vjen ne periudhën e duhur, në ¡llimin e dimrit që ka gjasa të jetë i ashpër dhe shumë i ftohtë. Behët fjalë për një nismë nga një grup i quajtur ‘Engjëjt mbrojtës’ në qytetin e Bolonjës, ku aspirohet të përhapet në të gjithë zonat dhe pse jo në të gjithë Italinë edhe pse ideja është marrë nga Amerika. Repubblica.it publikon artikullin me një foto të ngrohtë të pemëve, në trungjet e të cilëve janë të lidhura shalle me ngjyra të ndryshme, të dhuruara nga qytetarët për të pastrehët.

Artikulli i plotë: Është e sigurt që të gjithë kanë më shumë se një shall që i gjejmë apo i ‘hedhim’ zakonisht në fund të dollapit për shkak se shumica dalin jashtë mode, disa na vijnë si dhurata klasike nga miqtë dhe është mungesë edukate të mos i pranosh. Por përse të mos dhurosh për dikë që jeton në rrugë, që e ndjen të ftohtin deri në palcë, kur temperaturat tashmë bien ndjeshëm? Qytetarët e Bolonjës e kanë gjetur një zgjidhje, ata kanë filluar të dhurojnë shalle të ngrohtë e të pambuktë, duke i lidhur nëpër pemët e rrugëve dhe cilido që ka nevojë për të, që është e sigurt se ka shumë të tillë, mund ti marrin e të ngrohen.

Nisma “Dhuro një shall” nga ‘Engjëjt mbrojtës’ të Bolonjës e cila ka filluar tashmë me misionin, që ende nuk është përhapur në pjesën tjetër të Italisë mund të zgjerohet edhe në 10 qytete të tjera, pasi mesa duket secili ka një shall për të dhuruar për të pastrehët, për ata që ndryshe nga të tjerët që ankohen se iu zë dollapin, kanë nevojë ta vendosin përditë në qafën e tyre të akullt. “Një ide e kopjuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon kryetar i seksionit të qytetit Giuseppe Baldiuni, i cili rrefen se si pjesë e nismës mund të bëhet edhe një mëngjes i paguar për to apo dhe një kafe.

“Është një ide e mirë që i ka bashkuar bolonjezët drejt një kauze që fatkeqësisht haset në çdo vend të botës. Ne shpresojmë që ideja e shalleve nëpër pemë të përhapet në gjithë zonat e tjera të qytetit. Le të sqarojmë kuptimin e gjestit. “Nuk do trajtohet si ideja e një shalli të humbur ashtu siç shihet në pikëpamjen e parë, është një shall i dhuruar nga dikush që ndoshta ka shumë dhe fundja pse ti hedhë kur shumë mirë mund t’ia dhurojë dikujt që ka nevojë. Një i pastrehë mund ta zgjedhë vetë, ta marrë vetë e të ngrohet”.

Në fund të artikullit ai shton se ka shumë besim se qytetarët e Bolonjës e kanë pëlqyer këtë ide dhe se shumë shpejt pemët e vendit do të mbushen plot.

Share Button