Dhurata e Berluskonit për 65-vjetorin e Putinit dhe miqësia mes tyre

“Cari” i Kremlinit që synon pas pesë muajsh mandatin e katërt në drejtimin e Rusisë, duket se nuk ka pasur shumë telefonata nga kolegët perëndimor për 65-vjetorin e tij, që është festuar jo kaq paqësisht në Rusi.

Në 80 qytete ruse kanë shpërthyer demonstratat që kërkojnë lirimin e liderit të opozitës, Alexei Navalny, i cili është arrestuar me qëllimin për ta ndaluar që marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të marsit 2018.

Protestat që kanë shpërthyer pikërisht në ditëlindjen e Putin janë parë nga Kremlini si një lëvizje nga Perëndimi.

Por është njëri prej liderëve perëndimorë që nuk e harron kurrë “Ladin” me të cilin ka ndarë ditë të vështira miqësie.

Është ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, i cili jo vetëm që është nisur në Moskë për të festuar privatisht, por i ka dërguar edhe një dhuratë të çuditshme.

Një kuvertë dopio, ku është stampuar fotografia e tij dhe e Putinit, duke shtrënguar duart, që, edhe pse nuk duket se përbën një dhuratë të goditur, është një mesazh tregues të lidhjes së kreut rus me personazhe dhe politikanë të rëndësishëm perëndimorë.

Është prodhuesi i kësaj kuverte që e ka bërë publike dhuratën në adresën e tij në instagram.

Michele Cascavilla është drejtuesi i një kompanie dysheqesh dhe produktesh gjumi. Ai është autor i librit “Jorgani i Pushtetit” dhe prodhon me porosi nga Berluskoni, ku një pjesë e këtyre produkteve shkojnë të gjitha për bamirësi, ndërsa të tjerat për dhurata dhe shtëpinë e Berluscas. Pra ai nuk shet asnjë gjë në dyqan, pasi çdo gjë e ka të blerë që në fabrikë.

Por Berlusconi nuk është i vetmi. Miliarderi italian, nuk dihet pse e ka lidhur këtë relacion aq të ngushtë me “carin rus”, ndërsa thotë se nuk është gjë tjetër veçse miqësi.

Ndërkohë, ish-kancelari gjerman Gerard Schroder, socialdemokrati më i suksesshëm gjerman të 30 viteve të fundit, pasi drejtoi për një kohë të gjatë ndërmarrjen që administron gazësjellësin rus në Europën Perëndimore, Nord-Stream, tani është emëruar nga Putin edhe si pjesëtar i bordit të Rusneft. Me një fjalë e ka zhytur në rubla.

Vetë Putin ka premtuar se ky mandat 7-vjeçar është i fundit, që do të thotë se mund të mbretërojë deri në vitin 2025, kur ai bën 72 vjeç, një moshë jo e vjetër për të drejtuar vendin. Trump është 71.

Ku i dihet mund të bëjë sërish një kleçkë për të rikandiduar! /tesheshi.com/

Share Button