Dhunonte nënën e tij, arrestohet 46-vjeçari nga Delvina

Një 46-vjeçar është prangosur ditën e djeshme nga policia e Vlorës pasi akuzohet për dhunë në familje.
Burime zyrtare nga polica e Vlorës bëjnë me dije se është arrestuar Artan Bahoja, banues në Delvinë.

Arrestimi i 46-vjeçarit u bë në banesën e tij në lagjen “Sinan Ballaci” Delvinë, pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, B.B., 63 vjeçe, duke i shkaktuar fraktura në trup.

Po ashtu, mësohet se dhuna fizike e ushtruar ndaj të dëmtuarës (nënës), ka qenë e përsëritur disa herë më parë.

Gjithashtu, bëhet me dije se Artan Bahoja, ka qenë dënuar në shtetin Grek me 20 vite burg, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Share Button