Dhërmi, INUK shemb sot ish-kampin e punëtorëve

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vazhdon prishjen e ndërtesave pa leje në zonën e bregdetit.

Mesditën e sotme Në Dhërmi do të shembet ish-kampi i punëtorëve, 1000 mijë m2.

Objekti 3-katësh do të prishet me shpërthim të kontrolluar.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve, forcat xheniere kanë punuar për hapjen e vrimave në kollonat e ndërtesës ku dhe kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse.

 

Share Button