Dhëndri i Trump nën hetim nga FBI

Dhëndri-këshilltar i presidentit amerikan, Jared Kushner është nën hetim nga FBI, si pjesë e hetimeve që po zhvillohen për ndikimin rus në zgjedhjet amerikane.

Sipas mediave amerikane, hetuesit besojnë se 36 vjeçari Kushner ka informacione të rëndësishme që lidhen me hetimin.

FBI është duke hetuar lidhje të mundshme të stafit të fushatës elektorale të presidentit Trump me Rusinë, gjatë zgjedhjeve të 2016-ës.

Vetë presidenti Trump ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme, që të ketë bashkëpunuar me Rusinë dhe që kjo e fundit të ketë ndikuar në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Share Button