Devoll, sekuestrohen 30 kg kanabis, arrestohen 3 persona

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona për trafikim të lëndëve narkotike.

Julian Bylyku 36 vjeç, Nikos (Astrit) Medolli 43 vjeç dhe Gramoz Vila 44 vjeç u kapën në flagrancë me 30 kg kanabis gjatë operacionit antidrogë të koduar “Tresteniku”.

Policia arrestoi fillimisht Julian Bylykun, në vendin e quajtur “Varrezat e Vishocicës”, në Devoll.Policia kishte marrë informacione në rrugë operative që ky shtetas po transportonte lëndë narkotike me një karrocë të cilën e kishte ngarkuar me bazë ushqimore për bagëti.

Nga kontrolli i ushtruar prej punonjësve të Shërbimit të Rendit të Komisariatit të Policisë Devoll, poshtë bazës ushqimorë iu gjetën të fshehura 2 çanta me pako kanabisi, me peshë totale 30 kg e 135 gram.

Pas arrestimit të transportuesit, blutë vunë në pranga dhe dy pritësit e drogës, Gramos Vila dhe Nikos Medolli.

Kapja e tyre u bë në qytetin e Bilishtit, ku po prisnin të merrnin sasinë e kësaj lëndë narkotike.

 

Share Button