Detaje rrëqethëse nga vdekja e vajzës 20-vjeçare në Korçë

Dalin detaje të tjera nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në spitalin e Korçës, ku një 20-vjeçare humbi jetën vetëm 20 ditë pasi kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.

E reja ishte dërguar në urgjencë nga nëna e saj, pasi vajza i ishte ankuar se nuk mbushej dot me fryme. Nëna pas ngjarjes tragjike fajësoi mjekët për humbjen e vajzës.

Ajo pretendon se mjekët, pasi i injektuan disa medikamente, thanë që gjendja e vajzës nuk është e mirë, edhe pas elektroshokut.

“E morën i bënë disa ilaçe dhe më pas thanë që është keq vajza. I bënë edhe elektroshok. Më pas më thanë që vajza nuk mundi të jetojë. U tmerrova. Ajo shkoi me këmbët e saj dhe nuk u kthye e gjallë. Nuk kam asgjë me mjekët. Dua të zbardhet çdo gjë”, ka thënë nëna e vajzës së ndjerë.

Mjekët nuk kanë pranuar të flasin, me pretendimin se do të presin raportin mjeko-ligjor.

Ajo që ka habitur në këtë ngjarje, ka të bëjë me faktin se policia dhe spitali kanë dhënë versione të ndryshme mbi vendndodhjen e vajzës kur ndërroi jetë.

Sipas policisë së Korçës, 24-vjeçarja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj, por familjarët e mohojnë kategorikisht, shkruan syri.net.

Share Button