Destinacioni më i lirë turistik, 7 dollarë vakti

Me sezonin që po vjen drejt fundit, shtatori konsiderohet si muaji më i mirë për të udhëtuar, veçanërisht në Europë, duke qenë se temperaturat mbeten të larta, por çmimet ulen.

Më poshtë Culture Trip ka bërë një renditje për vendet ku mund të bëni disa pushime.

Shqipëria
Nuk ka periudhë më të mirë për të vizituar Shqipërinë, një vend që me siguri do të kryesojë listat dhe postimet në Instagram në një të ardhme të afërt, kështu që vizitojeni sa është ende një destinacion i lirë. Sot, kostot mesatare për një vakt përllogariten të jenë rreth 7 dollarë, ndërsa një birrë kushton mesatarisht 1 dollar. Me disa operatorë, që mundësojnë fluturime low-cost, është shumë e thjeshtë që ta vizitosh. Sapo të mbërrini do të keni mundësi që të shijoni bukuritë natyrore dhe historinë e qyteteve si Berati dhe Tirana.

Share Button