Dëshmia e Fatmira Hajdarit për vrasjen e Azemit

Fatmira Hajdari në një intervistë për radio Kontaktin, para disa kohësh ka folur për aktivitetin politik dhe të pathënat rreth jetës së bashkeshortit të saj, Azem Hajdarit.
Azem Hajdari humbi jetën në një atentat përpara selise se Partisë Demokratike më datë 12 shtator 1998, ndërsa dy ditë më vonë u përcoll për në banesën e fundit.

Gazetari Urim Tusku, i cili ka intervistuar zonjën Hajdari, gjatë bisedës me të, ka kujtuar edhe intervistën e fundit të cilën Azem Hajdari e ka dhënë për radio Kontaktin, ku Azemi ka deklaruar shprehimisht: “Mua mund të më vrasin”.

Fatmira Hajdari gjatë intervistes ka folur fillimisht për njohjen dhe martesën e hershme mes tyre, ku tregon përgjegjshmërinë dhe përkushtimin që kishte ai si bashkëshort, si individ dhe si kryetar i lëvizjes studentore.

Bashkëshortja e tij ka theksuar atdhedashurinë e Azem Hajdarit për çështjen kombëtare dhe veçanërisht për Kosovën, ku ai është shprehur në një intervistë para se ta vrisnin “Mos më daltë shpirti pa shkuar në Kosovë”, dëshirë që ai nuk arriti ta bënte realitet.

Fatmira nuk ka dashur të thellohet në çeshtjet e politikës lidhur me atë kohë, por sa i përket vrasjes së Azem Hajdarit ajo ka theksuar se vrasja e Azemit nuk ka qenë nga dora e brendshme pasi atë askush nuk do të guxonte ta vriste, por vrasja e tij është e lidhur pikërisht me luftën në Kosovë. Ndikimin, mbështetjen dhe përkrahjen e hapur që i dha luftës në Kosovë Azem Hajdari ishte shkaku kryesor për eliminimin e tij.

Para se të vdiste ai ndihej i kërcënuar dhe i rrëzikuar edhe në lëvizjet e tij kishte shtuar numrin e badigardëve, dhe përkujdesin për të mos shëtitur së bashku me familjen e tij.
Gjatë intervistës bashkëshortja ka shprehur momentet e fundit të jetës së tij para se ta vrisnin, ku pasi ka mbaruar mitingun e suksesshëm ne Fier, ai ka takuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij në një kafe ku kanë shkëmbyer batuta dhe biseda të ndryshme mes tyre.

Ajo ka deklaruar se gjatë vrasjes së Azemit ka qenë errësirë totale tek rruga e Elbasanit ku dritat janë fikur edhe tek parlamenti. Ajo shtoi se në vrasjen e tij kanë marrë pjesë 125 persona të deklaruara Gjykata e Tiranës, ku shumë prej tyre kanë qenë pjesë e strukturave të shtetit.

Ajo theksoi se plagët e tij në trup kanë qenë të shumta për të siguruar vdekjen e tij. Fatmira përkujton me dhimbje përcjelljen e Azemit për në banesën e fundit, ku në ceremoninë morën pjesë njerëz të ardhur nga të gjitha anët. “Gjaku i Azemit i përket kombit shqiptar sepse atij ia morën jetën për shkak të çeshtjes kombëtare dhe jo për shkak hakmarrje. Azemi zotëron shumë tituj, të cilët i ka merituar”, ka theksuar ajo.

Së fundmi, ajo ka shprehur falenderim dhe mirënjohje pasi radio Kontakt i cili i ka qëndruar afër në momentet më të vështira të saj, duke transmetuar lajmet gjatë gjithë kohës për vrasjen e Azem Hajdarit.

Për më tepër ndiqni intervistën në linkun më poshtë:

Share Button