Dëshironi të hani mëngjes të shëndetshëm, ja disa ide

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ndaj duhet që ai të jetë sa më i shëndetshëm dhe të bëjmë zgjedhjet e duhura. Dietologia Rolina Naço jep disa ide të shëndetshme për mëngjesin tuaj në mënyrë që e gjithë dita juaj të jetë tepër energjike.

Tost me recel luleshtrydhe me banane dhe bajame.

Tërshërë e zier me pak qumësht, me arra, fara kungulli, kanellë dhe banane.

Tërshërë me qumesht të zier, dardhë dhe kanellë.

Tërshërë e zier me qumësht, boronicë, banane, arra dhe pak kos.

Tërshërë e zier me pak qumësht, me pak banane, manaferrë, fara luledielli dhe pak gjalpë kikiriku.

Qumësht me banane, rrush dhe fara kungulli.

Krepë integrale, gjalpë kikiriku, banane, luleshtrydhe dhe boronicë.

Kos i skremuar me arra.

Kos me banane, boronicë dhe fara kungulli.

Bukë me gjalp kikiriku ose tahinë (susam i bluar) me banane, boronicë të thatë, kajsi të thatë dhe kivi.

Bukë integrale me mjaltë, fara lini, mandarinë, kivi.

Share Button