Dëshironi të bëni “selfie”?! Nokia Superman është zgjidhja

Një nga pajisjet e para me platformën Windows Phone 8.1 që do të realizohet pas blerjes së divizionit të pajisjeve dhe shërbimeve të Nokia-së nga Microsoft do të përqendrohet në aftësitë e kamerës frontale.

Burime të besueshme të Microsoft-it thanë për The Verge se telefoni, që do të quhet ‘Superman’, i Nokia-së do të ketë kamera 5 megapikselë në anën ballore. Nokia zakonisht është përqendruar tek kamerat e pasme, por telefoni Superman përben përjashtim për shkak se është krijuar posaçërisht për të bërë ‘selfie’.

Edhe telefoni One M8 i kompanisë HTC ka kamera frontale 5 megapikselë. Superman është një pajise e shtresës së mesme me ekran 4.7 inç, që pritet të dalë në treg nga fundi i këtij viti.

Microsoft gjithashtu është duke punuar në dy përditësime të reja të platformës Windows Phone që do të zbulohen gjatë vitit 2014. Ashtu si edhe përditësimet e mëparshme, edhe këto të dyja do të vijnë së bashku me pajisje të reja, si dhe do të shfaqen edhe tek pajisjet ekzistuese.

Përditësimi i parë do të prezantohet në muajin korrik, dhe Superman pritet të prezantohet gjatë gjysmës së dytë të këtij viti. Nuk dihet akoma nëse ndonjë nga këto pajisje do të mbajë markën e Nokia-së, duhet të presim kur të prezantohen zyrtarisht për të kuptuar më shumë mbi to.

Share Button