Dërgohen në Siri ndihmat humanitare të OKB-së

Një kontingjent prej 15 mauneve me ndihmat humanitare të dërguara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka kaluar kufirin drejt Sirisë në pikën kufitare Cilvegözü, në Reyhanlı të Hatay-t, raporton  (AA).

Në autokolonën me ndihmat humanitare thuhet se ka në përbërje batanije dhe ndihma ushqimore. Autokolonën e kanë shoqëruar edhe automjete të OKB-së në këtë rajon.

Nga ana tjetër në këtë pikë kufitare ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme kalimi i mauneve me ndihma të mbledhura nga shoqata të ndryshme. Ndihmat janë dërguar drejt qytetit Idlib të Sirisë.

Share Button