Deputeti demokrat tërhiqet nga politika

Ish ministri Genc Ruli ka marrë vendim për të mos e vazhduar më tej karrierën politike.

Ish ministri i qeverisë Berisha Genc Ruli ka marrë vendimin për të hequr dorë nga politika. Vendimin ai ia ka komunikuar ditët e fundit edhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. “I kam komunikuar kryetarit te Partise Demokratike, se nuk do te kandidoj me per deputet dhe terhiqem nga politika” – ka thënë Ruli.

Ruli si ministër në qeverinë e kaluar, ka qenë një ndër ministrat më të akuzuar nga opozita e asaj kohe.

Share Button