Dënohen vrasësit e gazetares Anna Politkovskaya

Dy të akuzuar për vrasjen e gazetares Anna Politkovskaya, në 2006-n, janë dënuar nga një gjykatë e Moskës me burgim të përjetshëm. Gjithsej, personat e vënë nën akuzë për këtë krim janë 5. Reporterja 45-vjeçare, njëra prej kritikeve më të ashpra të Kremlinit, lidhur me konfliktin në Çeçeni, u qëllua për vdekje në ashensorin e pallatit të saj.
Ndaj tre prej të dyshuarve, akuza e vrasjes është rrëzuar, por Gjykata e Lartë e Rusisë urdhëroi rigjykimin e tyre.Rustam Makhmudov, njëri nga të dënuarit me burgim të përjetshëm, ishte njeriu që tërhoqi këmbëzën. Politkovskaya, reportere për “Novaya Gazeta”, u bë e njohur ndërkombëtarisht për hetimet e saj mbi abuzimet ruse në Çeçeni.

Share Button