Del në ankand Kurani 500 vjeçar

Një Kur’an 500-vjeçar është nxjerrë në shitje në ankand nga një qytet i Kanadasë.

Duke qenë një avenir i rrallë në llojin e tij dhe me interes të madh për studiuesit, Kur’ani ka dalë në shitje për të interesuarit me vlerën fillestare prej 19.999 $.

Përmasat e Kur’anit jane 25 X 15 cm. Eshtë i shkruar me dorë në ar me një kaligrafi të mahnitshme.

Ekspertët bëjnë me dije se ky Kur’an i përket viti 850-950 Hixhri (sipas kalendarit islam). Ai është vënë në shitje nga qyteti Mississauga, në Ontario të Kanadasë. /tesheshi.com/

Share Button