Dekriminalizimi, Fleckenstein përshëndet vendimin

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein përshëndeti miratimin e pr/ligjit për dekriminalizimin, duke theksuar se tashmë pritet zbatimi i ligjit.

“I lumtur që Komisioni votoi për këtë projektligj. Tashmë pritet zbatimi, hapa të mëtejshëm drejt Bashkimit Europian.”- shkruan Fleckenstein në rrjetin social “Facebook”.

Komisioni i posaçëm parlamentar për Dekriminalizimin, ka miratuar sot projektligjin e dakordësuar pozitë-opozitë, që trajton çështjen e ndalimit të zgjedhjes dhe ushtrimit të funksionit nga persona me rekorde kriminale, i quajtur ndryshe drafti “Për dekriminalizimin’.

 

Share Button