Dëgjoni muzike për tu çliruar nga stresi

Sipas një studimi të realizuar në Suedi për tu çliruar nga stresi në mënyrë të shëndetshme, mjafton që të dëgjoni muzikë brënda normave të lejuara.

Ajo çfarë u zbulua lidhej me faktin se emocionet e provokuara nga tingujt muzikorë, reduktojnë nivelin e ankthit dhe tensionit, tek personi që e dëgjon.

Në këtë studim u mbajtën në vëzhgim 207 persona, të cilët u ndanë në dy grupe. Grupi i parë dëgjoi një listë muzikore çdo 30 minuta për çdo ditë gjatë dy javëve, ndërsa grupi i dytë mendoi teknika të tjera relaksuese.

Si përfundim, grupi që zgjodhi muzikën për tu qetësuar, u shfaq më i qetë dhe më i relaksuar, ku niveli i kortizolit, i njohur ndryshe si hormoni i stresit, ishte ne nivele me të ulëta.

 

Share Button