Defekti në sistemin kompjuterik të BA, vazhdojnë anulimet e fluturimeve

Pavarësisht eliminimit të defektit kompjuterik të kompanisë ajrore britanike, British Airways (BA), vazhdojnë anulimet dhe vonesat në fluturimet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga BA, theksohet se problemi teknik i cili ditën e shtunë e kishe çaktivizuar sistemin kompjuterik të kompanisë në përmasa globale është zgjidhur, por në fluturimet në aeroportin Heathrow që gjendet në Londër ende ndodhin ndërprerje.

Kompania bëri të ditur se kanë për qëllim që fluturimet me distancë të gjatë të bëhen ashtu siç është planifikuar, ndërsa janë duke punuar që shumë prej fluturimeve me distancë të shkurtër të mos anulohen.

Sot janë anuluar 13 fluturime me distancë të shkurtër që ishin duke u planifikuar nga Heathrow. Fluturimet e BA në aeroportin Gatwick i janë kthyer normalitetit që dje, ndërsa u paralajmërua se vonesat mund të vazhdojnë edhe nesër në Heathrow.

BA këshilloi udhëtarët që para se të arrijnë në aeroport të kontrollojnë ueb faqet e kompanisë për gjendjen e fluturimeve. Kompania kishte njoftuar se defekti nuk ka lidhje me sulm kibernetik.

Për shkak të defektit në sistemin kompjuterik të British Airways, që nga dita e shtunë në mbarë botën ishin anuluar dhe kishin ndodhur parregullsi në fluturime, veçanërisht ishin anuluar shumë fluturime nga aeroportet Heathrow dhe Gatwick të Londrës. Shumë udhëtarë janë ndikuar nga kjo situatë, ndërsa disa prej tyre kishin fluturuar pa valixhet e tyre.

Share Button