Defekte në rrjet, ndërpritet energjia në disa nënstacione

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar mëngjesin e së martës për një ndërprerje të energjisë në nënstacionet Kalimash, Krumë, Kukës, Rexhepaj.

Sipas njoftimit, ndërprerja është verifikuar rreth orës 08:30, si pasojë e një defekti në linjën e transmetimit.

Ndërkohë, pa energji kanë mbetur edhe HEC-et Belë, Lapaj, Pobreg dhe Çernalevë ku po punohet për riparimin e defekteve.

 

Share Button