Defekt në sistemin kompjuterik, SHBA vonon vizat

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se një defekt kompjuterik do të vonojë pasaportat dhe vizat që jepen nga ambasadat amerikane në mbarë botën. Zyrtarë në Uashington  pohojnë se defekti që u zbulua të shtunën mund të lerë në pritje miliona njerëz që duan të marrin dokumente udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara.
Zëdhënësja e Departmentit të Shtetit, Marie Harf tha se problemi ka prekur të gjitha vendet e botës dhe jo ndonjë vend të veçantë, dokumente apo kategori specifike vizash. Sipas saj, problemi i krijuar do të pezullojë dhënien e pasaportave amerikane, vizave dhe raporteve për amerikanët e lindur jashtë vendit. Departmenti i Shtetit po punon për ta korrigjuar këtë ngërç, por nuk ka dhënë ndonjë afat të caktuar se kur mund të zgjidhet problemi.

Share Button