Dëbohen 200 shqiptarë nga Franca, u refuzohet azili

Mbi 200 persona, kryesisht shqiptarë, mes tyre edhe 80 fëmijë janë dëbuar sot nga Franca. Shqiptarët ishin strehuar në një ndërtesë ushtarake në Lion të Francës, që prej vitit 2013. Gazeta franceze “Le Monde” shkruan se këtyre personave iu ishte refuzuar e drejta për azil. “Le Monde” shkruan se mes ish-azilkërkuesve që gjendeshin në këtë objekt ushtarak kishte edhe persona, të cilët kanë marrë urdhër që të lënë territorin francez. Ky vendim për dëbimin e shqiptarëve erdhe në prag të shqyrtimit nga ana e Senatit francez të reformës së ligjit për azil, i cili synon të forcojë masat mbrojtëse për aplikantët dhe të reduktojë aplikimet për azil.
Ndërkaq, edhe ministria e Brendshme e Gjermanisë publikoi një raport për kërkesat e azilkërkuesve, ku Shqipëria renditej e 3 nga 10 vende, ndërsa Kosova renditej e para me numrin më të madh të azilkërkuesve.

Share Button