De Niro në rolin e Millosheviç

Robert De Niro do të luajë rolin e diktatorit serb Sllobodan Millosheviç në një film të ri hollivudian.

Filmi, temë kryesore do të ketë figurën e Zheljko Razhnjatoviç- Arkan, i njohur për krimet në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë dhe De Niro ka shfaqur interes për të luajtur këtë rol.

Sipas burimeve, titullii i filmit do të jetë “Kërcimi i Tigrit” dhe ende nuk dihet kush do të luajë rolin e Arkanit, por thuhet se kanë qenë të interesuar disa aktorë serbë.

Rolin e bashkëshortes së Arkanit, këngëtares serbe Ceca, mendohet se do ta luajë aktorja e njohur Eva Mendez.

Xhirimet e filmit do të fillojnë në vitin 2016 në Serbi, Suedi, SHBA dhe në Mal të Zi.

Buxheti i filmit do të jetë 7.5 milionë Dollarë, kurse producentët shpresojnë se do të arrijnë sukses të madh në tregun e Evropës Lindore dhe në Rusi.

 

Share Button