De Biasi konfirmon largimin nga kombëtarja

Në konferencën për shtyp pas rikthimit në Shqipëri dhe fitores ndaj Izraelit në Haifa, trajneri Gianni De Biasi konfirmoi largimin nga drejtimi i “Kuqezinjëve” në fund të eleminatorëve.

Deklarata “bombë”, por jo e papritur u bë mesditën e së martës, ku trajneri i Kombëtares bëri edhe bilancin e tij në krye të “Kuqezinjëve”.

Deri në përfundim të eliminatoreve ka ende disa ndeshje për të luajtur, por De Biasi do të mbahet mend si trajneri më i suksesshëm në krye të Shqipërisë, si një ndër protagonistët e kualifikimit historik të skuadrës tonë në një kompeticion madhor, siç ishte ai i qershorit të vitit të kaluar në Europianin francez.

Periudha më e errët e De Biasit në krye të kuqezinjëve ishin pesë ndeshjet zyrtare dhe miqësore para përballjes me Izraelin, që të pesta të humbura. Këto humbje, sidomos ajo ndaj Luksemburgut 2-1, shtuan zërat që kërkonin largimin e tij në mediat dhe analistët sportivë në vend.

Trajneri komentoi edhe këto zëra.

“Më vjen keq që pas ndeshjes me Izraelin shumë do të donin të bënin gati funeralin tim”, u shpreh ai.

De Biasi tha se ka patur marrëdhënie speciale me Presidentin e FSHF-së dhe shumë kujtime të bukura, por në aspektin personal ka edhe kujtime që nuk do donte t’i kujtonte.het like fotos

Share Button