De Biasi i përlotur: Sot iki nga Shqipëria!

Trajneri i kombëtares Xhani De Biazi dha sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit. Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.

“Kjo është një fletë e eksperiencës sime në Shqipëri që nuk do doja asnjëherë të shkruaja. Kam menduar dhe medituar gjatë dhe ju them se nga sot nuk jam më trajneri i kombëtares sonë. Ndalem këtu sepse dua të mendoj për të mirën dhe rritjen e skuadrës. Mendoj se e kam bërë detyrën që më ka lejuar mua të nxjerr nga ky ekip më të mirën”, – lexoi De Biazi në letrën e tij të dorëheqjes.

De Biasi theksoi se ky vendim lidhet gjithashtu me projektin për të ardhmen e skuadrës pasi dëshiron t’i japë kohë pasardhësit të tij që të njihet sa më shumë me skuadrën deri në fund të eliminatoreve të Botërorit 2018. Në një letër lamtumire që lapsi.al sjell të plotë në fund ai tha se për momentin nuk ka asnjë ofertë apo marrëveshje për të nisur punë diku tjetër.

Në fund, ai falënderoi presidentin Duka për mundësinë që i dha dhe shtoi se ishte ai njeriu që e ka mbështetur duke i dhënë dorë të lirë në punën e tij. De Biasi falënderoi gjithashtu edhe lojtarët duke theksuar se ata e kanë mahnitur për profesionalizimin e treguar duke dhënë maksimumin për fanellën e Kombëtares. De Biasi nuk harroi të falënderonte edhe ish zëvendësin e tij Paolo Tramezzani me të cilin arriti ta kualifikonte Shqipërinë në Euro 2016.

Pasi lexoi deklaratën në fund të saj u shfaq i përlotur.

Letra e lamtumirës e trajnerit De Biazi

*Nga Xhani De Biazi

Kjo është një faqe e përvojës sime profesionale ne Shqipëri qe kurrë nuk do kisha dashur ta shkruaja!

Kam menduar dhe medituar gjatë dhe dëshiroj t’ju informoj se duke nisur nga sot nuk do të jem më trajneri i kombëtares sonë!

Do të ndalem këtu sepse dëshiroj të mendoj për të mirën dhe rritjen e ekipit.

Besoj se e kam përmbushur detyrën time, e cila me ka lejuar mua për të nxjerrë nga këta djem ato cilësi që në të kaluarën e afërt kanë bërë të mundur të jetojmë Ëndrrën Europiane!

Atë ëndërr e cila që në ndeshjen e parë në Gjeorgji, nëpërmjet asaj letre të hapur kisha kërkuar te ngulitja ne kokën e tyre dhe ne zemrën e tyre!

Share Button