“Dasma”, premierë në skenën e TKOB

Dasma” titullohet premiera e shfaqjes së baletit, që pritet të vijë së shpejti në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Vepra që mban si datë krijimi vitin 1989 nga koreografi i njohur Angjelin Preljocaj do të shoqërohet së bashku me “La Stravaganza”, realizuar për herë të parë në 1997.

Për këtë vepër premierë në TOB prej kohësh po zhvillohen provat, ndërsa në skenë do jenë solistët e njohur të baletit.

Vepra “Dasma” vjen në skenë në datat 7, 8 dhe 9 nëntor dhe pritet të ngjallë jo pak kureshtjen e publikut, për të parë këtë herë krijimin që mban emrin e koreografit Preljocaj.

Këtë shfaqje prej ditësh e ka lajmëruar dhe vetë drejtori i TOB Ilir Kerni, i cili e quan vënien në skenë të kësaj vepre si një epokë të re për baletin, por dhe për teatrin.

Share Button