DASH: Të gjitha partitë në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhje

Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, thuhet se Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike, Ambasador Thomas A. Shannon, u takua me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, për të folur mbi interesat e përbashkëta në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rajon.

Nënsekretari Shannon, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, riafirmoi partneritetin e ngushtë midis dy vendeve, mbështetjen e fortë të SHBA ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për reformën e gjyqësorit dhe angazhimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

 

Share Button