Cristiano Ronaldo: Prindërimi më ka mësuar shumë gjëra

Krahas të qënit një kampion, për shumë persona Cristiano Ronaldo është edhe një baba tepër i mirë. Ai është një prind i mrekullueshëm për 3 fëmijët e tij, është i dashur, i ëmbël dhe gjithmonë prezent. Së shpejti ai do të marrë në krah edhe vajzën e tij, fëmijën e 4 duke qënë se partnerja e tij Georgina lind së shpejti. Prindërimi për futbollistin e Real Madrid është një kënaqësi e madhe dhe që i ka mësuar shumë gjëra.

Në një intervistë që ka dhënë për Hola!, kampioni portugez ka folur edhe për familjen. Të shikosh të rriten 3 fëmijët për Ronaldon është një privilegj i madh, madje më i madh se 4 topat e artë që ka marrë gjatë karrierës së tij. Për të, të qënit baba të bën të jesh person më i mirë dhe më i pasur në shpirt.

Ronaldo, një baba i përkushtuar!

“Prindërimi më ka mësuar gjëra në lidhje me dashurinë që nuk mendoja se ekzistonin, më ka bërë person më të ëmbël dhe më dhënë një tjetër perceptim të gjërave që kanë rëndësi në jetë.” Është shprehur kështu lojtari i Real Madrid. Në familje nuk ekziston lojtari i famshëm, por një baba shumë i dashur me fëmijët, me një biberon dhe bebelina në dorë që ja del po aq mirë sa edhe në fushë të bëjë gjënë e duhur.

Ronaldo ka tre fëmijë, Cristiano Jr, Eva dhe Mateo (binjakë) të lindur nga nënë surrogate (e cila mbart fëmijën dhe nuk ka kontakt me familjen e fëmijës gjatë shatzanisë. Merr një shumë të madhe parash dhe askush nuk e njeh si person, vetëm mjeku). Tashmë familja do të bëhet edhe më e madhe pas ardhjes në jetë të Alina Martina, i cili shprehet se tashmë ka gjetur edhe personin e duhur për t’u bërë sërish baba. Georgina ndërkohë i konsideron fëmijët e Ronaldos si pjesë e rëndësishme e jetës së saj.

Share Button