“Credit Suisse” mashtroi me taksat

Banka zvicerane “Credit Suisse” u deklarua fajtore për një akuzë penale, për rolin e saj, duke ndihmuar amerikanët t’i shmangen taksave, ka bërë të ditur Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Erik Holder dhe do të paguajë 2.5 miliard dollarë, si pjesë e një marrëveshje me autoritetet amerikane. Prokurorët amerikanë akuzuan penalisht “Credit Suisse” dhe dy nga njësitë e saj, duke thënë se banka ka ndihmuar klientët për të mashtruar autoritetet tatimore amerikane, duke fshehur pasuritë e paligjshme, në një komplot të shtrirë në dekada. “Ky vendim tregon se asnjë institucion financiar, pavarësisht madhësisë së tij dhe shtrirjes globale, nuk është mbi ligjin”, tha Erik Holder në një konferencë shtypi.
Shefi Ekzekutiv i bankës Brady Dougan tha ka pranuar shkeljen e bërë, por është shprehur se banka nuk ka fituar asgjë nga ato veprime.

Share Button