Corinna shet avionin e Schumacher

Corinna, gruaja e Michael Schumacher ka nxjerrë në shitje avionin personal të ish-kampionit të Formula 1, i cili përfundoi në koma pas aksidentit të 29 dhjetorit.

Avioni me të cilin Michael Schumacher fluturonte për rreth 400 orë në vit, një Falcon Dassault 2000EX me tetë pasagjerë, ka ende logon dhe numrin e regjistrimit (M-IKEL), i personalizuar.

Ish-piloti e bleu për 25 milionë euro, ndërsa tashmë Corinna po e shet 20 milionë euro.

Motivi që e ka shtyrë gruan e tij drejt një veprimi të tillë, është se për shkak të shëndetit të tij, ai nuk mund ta përdorë më.

 

Share Button