Coca Cola nën hetim: Mbetje njerëzore janë gjetur në kanaçet e saj

Një incident i rëndë ka ndodhur me pijet Coca-Cola në Irlandën e Veriut, kjo pasi në kanaçet e pijes është gjendur mbetje njerëzore. Policia e Irlandës së Veriut ka konfirmuar lajmin dhe nisjen e hetimeve sesi ato mbetje kanë përfunduar në pije.

Kompania gjingande e pijeve Coca-Cola është shprehur se janë konfiskuar të gjitha kanaçet e infektuara dhe incidenti nuk ka të bëjë me ato pije që janë në shitje.

“Coca-Cola merr shumë seriozisht sigurinë dhe cilësinë e produkteve. Jemi në dijeni të incidentit të ndodhur në fabrikën Lisburn dhe jemi duke e trajtuar këtë çështje shumë seriozisht, duke inevestiguar dhe bashkëpunuar me policinë”, thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë. Ndonëse problemi është identifikuar menjëherë, falë proçedurave efiçente të kompanisë, ende nuk dihen shkaqet e një incidenti të tillë.

Share Button