Çmimin Nobel për Fizikë e fituan tre shkencëtarë

Çmimi Nobel për Fizikë për vitin 2017-të u është ndarë tre shkencëtarëve për zbulimet e tyre në fushën e valës së gravitetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkencëtarët e shpërblyer janë Rainer Weiss nga Instituti për Teknologji në Masaçusets (SHBA) dhe Barry Barish dhe Kip Thorne nga Instituti për Teknologji në Kaliforni.

Shkencëtari Weiss i lindur në Gjermani, ka fituar gjysmën e shpërblimit të përgjithshëm prej 9 milionë kruna (1.1 milion dollarë), ndërsa Thorne dhe Barish do të ndajnë mes vete pjesën e mbetur të shpërblimit.

Çmimi Nobel për Fizikë nderon zbulimet e mëdha që përfshijnë materiale shpesh shumë të vogla për t’u parë nga syri.

Njoftimi për fituesit e vitit 2017 u bë nga ana e Akademisë Mbretërore të Suedisë për Shkencë. Në 25 vitet e kaluara çmimi gjithmonë është ndarë nga dy ose më shumë shkencëtarë.

Në vitin 2016 çmimin e fituan tre shkencëtarë nga Britania e Madhe të cilët kishin zbatuar disiplinën matematikore të topologjisë në punën e tyre për të kuptuar punën e çështjeve ekzotike siç janë superpërcjellësit dhe superfluidët.

Një ditë më parë, Akademia Mbretërore e Suedisë për Shkencë, ndau çmimin për Mjekësi të cilin e fituan tre shkëncëtarët amerikanë, Jeffrey C. Hall, Michael Rosbash dhe Michael W. Young, të cilët kishin studiuar ritmet rrethuese, ose siç njihen ndryshe me emrin “orët e trupit”

Share Button