Çmimet e naftës drejt kapitullimit sipas Goldman Sachs

Pas rënies për rreth 5 për qind të enjten, në nivelin më të ulët në pesë muajt e fundit, çmimet e naftës së papërpunuar po shkojnë drejt një pike të kapitullimit, thuhet në raportin e publikuar nga Goldman Sachs, raporton Anadolu Agency (AA).

Rënia e fundit e çmimeve të naftës së papërpunuar në nën 50 dollarë për një fuçi ka dobësuar në masë të madhe rimëkëmbjen e cila filloi në fund të vitit të kaluar pasi OPEC-u dhe Rusia ranë dakord të kufizojnë nivelet e prodhimit.

Shumë shpresuan se marrëveshja do të kishte mbajtur çmimet në mbi 55 dollarë. “Ekziston një dëshmi e rritjes së aftësisë së shist argjilës amerikane për t’u akomoduar në 50 dollarë për fuçi dhe disponueshmërisë së kapitalit për të mbështetur një aktivitet të tillë”, tha raporti.

Një nga arsyet kryesore për çmimet e ulëta të naftës që vijuan nga viti 2014 e këndej ka qenë lufta për çmimin mes prodhuesve amerikanë dhe OPEC-ut.

Kjo luftë mund të vë në rrezik vazhdimin e marrëveshjes OPEC-Rusi për periudhën e dytë të këtij viti.

“Kjo rritje e prodhimit të naftës në SHBA është e një rëndësie të veçantë pasi rrezikon impaktin e pajtueshmërisë së lartë të OPEC-ut”, thanë nga Goldman.

Çmimi mbeti i ulët nga shkaku i takimit të sivjetshëm të OPEC-ut i cili do të mbahet më 25 maj, ku shtetet do të diskutojnë vazhdimin e mundshëm të marrëveshjes për përkufizimin e prodhimit të naftës.

Share Button