Clinton: Putin kupton vetëm forcën

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, bën thirrje për një kurs të ri në marrëdhëniet midis Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Rusisë.

Në librin e saj “Hard Choices” (Zgjedhje të vështira), ajo thotë se SHBA duhet të prekë butonin e pauzës në bashkëpunimin e ri me Rusinë.

Ajo thotë se forca dhe vendimi janë e vetmja gjuhë që kupton presidenti rus, Vladimir Putin.

Clinton po ashtu thotë se jo të gjithë në Shtëpinë e Bardhë pajtohen me analizat e saj relativisht të ashpra, pa ofruar specifikat.

Nderkaq libri i Clintonit “Hard Choices” do të publikohet më 10 qershor.

Share Button