Clinton kërkon sanksione më të forta ndaj Rusisë

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë, në lidhje me krizën në Ukrainë, duhet të forcohen dhe zgjerohen.

Gjate nje konference Clinton ka thënë se Rusia do të paguajë çmimin e lartë për ndërhyrjen e saj në Ukrainë.

Ajo ka thënë se Perëndimi duhet të jetë shume i qartë, i fuqishëm dhe në një farë mase i durueshëm, në mënyrë që të bëj presion mbi presidentin rus Vladimir Putin.

Clinton po ashtu ka akuzuar Putinin se po bën përpjekje të kthejë orën prapa në ditët e Bashkimit Sovjetik.

 

 

Share Button