Cilësia e jetesës, ja ku renditet Tirana

Rezultatet janë publikuar nga “Mercer”, që është ndër kompanitë më prestigjioze në nivel global e që çdo vit përpilon indeksin e cilësisë së jetesës.
Në indeksin e një viti më parë, Tirana zinte vendin e 179-të, ndër 230 qytete të ndryshme të botës, çka përkthehet në një përmirësim me tre pozicione në renditjen totale.

Pavarësisht progresit të lehtë, në krahasim me të tjerët, Tirana mbetet në vend. Edhe këtë vit, ashtu si një vit më parë, Tirana është qyteti me cilësinë më të dobët të jetesës në Europë, pas Minskut të Bjellorusisë.

Bukureshti ndërkohë është në vendin e 107-të, Zagrebi në vendin e 98-të dhe Athina në të 87-tin. Në nivel global, Vjena konfirmohet në vend të parë, si qyteti me cilësinë më të mirë të jetesës, e ndjekur nga Zyrihu dhe Auckland i Zelandës së re, raporton “Scan”.

Në rang global, qyteti me cilësinë më të ulët të jetesës është Bagdadi në Irak. Ky është edicioni i 19-të i këtij edicioni të indeksit të cilësisë së jetesës së “Mercer”. Në vitin 2015, Tirana ndërkohë renditej e 180-ta.

screenshot-1_1489490738-79106 screenshot-2_1489490738-8300949

Share Button