Çiftet që nuk zihen, jetojnë më shumë

Ekonomia, vjehrra, kanali televiziv për t’u pare. Jo vetëm këto por ka shumë alternativa sherri për një çift, por duhet të dini që debatet dëmtojnë shëndetin.

Sipas një studimi mjekësor 20-vjeçar nga Universiteti i Utah (SHBA), çiftet që nuk debatojnë janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë se ata që grinden rregullisht me njëri-tjetrin.

Kërkuesit shkencorë kanë ndjekur rreth 1700 çifte të martuar gjatë dy dekadave, duke matur shëndetin e tyre fizik dhe duke marrë përgjigjet e tyre mbi cilësinë e jetës që ata bëjnë.

Shkencëtarët dolën në përfundimin se sa më shumë të debatonin me njëri-tjetrin, aq më i keq ishte shëndeti i tyre i përgjithshëm dhe se martesa e lumtur ishte çelësi i një jete të gjatë.

 

 

Share Button