CIA: Rusia favorizoi Donald Trump në zgjedhje

Një raport i CIA-s ka mbërritur në përfundimin se Rusia u përpoq të ndihmojë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane të 8 nëntorit.

Raporti thotë se ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se aktiviteti i hakerave para dhe gjatë procesit zgjedhor sponsorizohej nga autoritetet ruse dhe se përpjekjet nuk kanë qenë thjesht për të ndërhyrë në proces, por për të favorizuar kandidatin republikan.

Në raport, agjencitë amerikane të spiunazhit përmendin publikimin e mijëra mesazheve të postës elektronike të Hillary Clinton, fillimisht gjatë garës brenda Partisë Demokratike e më pas edhe pak ditë para zgjedhjeve.

Pikërisht publikimi i mesazheve pak para 8 nëntorit ngushtoi ndjeshëm diferencën në sondazhe mes dy kandidatëve.

Share Button