Chris Rock moderator në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”

Komediani Chris Rock do të moderojë, për herë të dytë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, një nga eventet më të rëndësishme për Hollivudin, që do të mbahet në muajin shkurt.

Lajmin e kanë publikuar vetë producentët, David Hill dhe Reginald Hudlin.

Rock, komedian dhe ish-pjesëtar i kastit të shfaqjes “Saturday Night Live,” ka drejtuar Academy Awards, në vitin 2005 për herë të parë, duke arritur një numër rekord shikueshmërie, në plot 41.5 milionë shikues amerikanë.

50-vjeçari Rock është shprehur se është shumë i lumtur që do të rikthehet sërish në shfaqje.

Ndërkohë Akademia Amerikane e artit skenik, filmit dhe shkencës do t’i publikojë nominimet për çmimin prestigjioz “Oscar” në muajin janar ndërsa ceremonia do të mbahet më 28 shkurt 2016.

Share Button