“Chat Line 3”, goditet grupi i prostitucionit online

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të prostitucionit online, duke arrestuar administratoren e firmës dhe gjashtë vajza.

Në saj të operacionit të koduar “Chat Line 3”, është vënë në pranga Dafina Tresa, 32 vjeçe, administratore e studios “Chat Line”, Artur Bakalli, 33 vjeç, Xh.B., 21 vjeçe, A.B., 20 vjeçe, E.D., 21 vjeçe, K.B., 19 vjeçe, A.K., 19 vjeçe, si dhe ndiqet penalisht në gjendje të lirë një 17-vjeçare.

Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 9 njësi kompjuteri, 9 ekrane kompjuteri, 9 kamera për komunikim video online, 2 lap-topë, 16 lodra plastike të seksit si dhe sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.

Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzim të Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.

Share Button