Champions League, përballen Bayern-Real dhe Juve-Barca

Bayern Munich-Real Madrid dhe Juventus-Barcelona janë dy prej supersfidave që sjell shorti i Champions League i hedhur në Nion të Zvicrës për ndeshjet çerekfinale të kompeticionit më të ndjekur në Europë.

Anglezët e Leicester pasi mposhtën spanjollët e Seviljas në 1/8 do të kenë përballë një tjetër ekip spanjoll, Atletico Madridin e drejtuar nga Diego Simeone.

Ndërkohë që Borussia Dortmund dhe Monaco, dy ekipet që dhuruan edhe kualifikimet më spektakolare e thuajse të pamundura në 1/8 do të përballen me njëra-tjetrën.

Ndeshjet e para luhen në 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, 18 dhe 19 prill.

Share Button